Rikthehet “1001 Pse” në Top Channel

03/11/2012 00:00

“1001 Pse” rikthehet në ekranin e Top Channel të shtunën mbrëma. Një program me fëmijë, por i dedikuar të gjithë familjes, ku protagonistët janë vogëlushët, që me kuriozitetin e tyre marrin në pyetje të ftuarit specialë të çdo mbrëmjeje. Prezantuesja Arbana Osmani rrëfen disa prej risive të këtij sezoni të ri.

“Ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit “1001 Pse” është menduar si një program jo me fëmijët për të rriturit, por si një program me fëmijët, për fëmijët dhe për të rriturit, pra për tërë familjen. Për këtë arsye, përveç intervistave me VIP-at do ketë ndërhyrje të personazheve të njohur që fëmijët i duan shumë si James Bond, me të cilët fëmijët do të qeshin”, tregon Osmani.

Pjesë e programit do të jenë edhe kamerat e fshehta dhe konkursi, gjatë të cilit fëmijët do të garojnë me njërit-tjetrin mbi njohuritë e tyre rreth fëmijërisë së VIP-ave. Personazhe të njohura përballë fëmijëve, zëri i të cilëve jo më kot thuhet se është ai së vërtetës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA