Më në fund Robert Pattinson dhe Kristen Stewart janë shfaqur në publik së bashku për promovimin e filmit të fundit të sagës ‘Twilight’ që do të shfaqet për herë të parë këtë muaj.
Protagonistët e sagës dhanë një intervistë të përbashkët për MTV ku gjithçka dukej normale në marrëdhënien e tyre. Pattinson dhe Stewart kishin një lidhje në jetën reale (ashtu si në film) që përfundoi kur u mor vesh se aktorja e kishte tradhëtuar partnerin me regjisorin Rupert Sanders. 22-vjeçarja është penduar dhe ka kërkuar falje dhe 26-vjeçari e ka falur duke i dhënë një tjetër mundësi marrëdhënies së tyre.
Në intervistën për MTV, Pattinson lëshoi edhe një frazë që konfirmon pajtimin e çiftit: “Kur pashë për herë të parë Kristen në sheshxhirimin e Twilight, mbeta pa fjalë.”
Në lidhje me përfundimin e sagës, Pattinson deklaroi: “Në njëfarë mënyre jam i kënaqur që përfundoi, por nga ana tjetër them se janë 5 filma që kanë ndikuar tek ne dhe ndryshimi të tremb paksa.”
Nga ana e saj, Stewart nënvizoi: “Jam shumë e lumtur që ka përfunduar saga. Nuk po them që nuk po duroja dot më, por gjërat përfundojnë në një moment të caktuar dhe duhet të ecësh para.”
Top Channel