NBA, Bryant: Kritikat ndaj nesh janë idiote

02/11/2012 17:10

“Për trajnerin (Mike Brown) mund të jetë e vështirë ta thotë, por unë kam fituar 5 unaza kampioni dhe do e them unë për të: Mbyllni gojën dhe na lini të punojmë të qetë. Në fund do të mbeteni të kënaqur me rezultatin, ashtu siç mbeteni përherë.”

Kështu u shpreh Kobe Bryant, ylli i Los Angeles Lakers, skuadër e cila ka humbur dy ndeshjet e para të sezonit të rregullt të NBA. Gjithashtu ka humbur 8 ndeshjet parasezonale duke regjistruar një rekord tejet negativ 0-10.

Kur u pyet për kritikat që po merr skuadra e tij, Bryant tha: “Nuk i kuptoj dhe po përpiqem të mbaj veten për të mos i quajtur kritika idiote, gjë që sapo e bëra.”

“Kemi bërë blerje të reja dhe po përpiqemi të ambientohemi. Steve Nash dhe Dwight Howard sapo kanë ardhur dhe është budallallëk të thuash “lini Nash të organizojë lojën dhe të japë asiste apo lini Howard poshtë koshit sepse aty luan më mirë”. Po ambientohemi me lojën e njëri-tjetrit”, shtoi 33-vjeçari.

Top Channel