Moto GP, Lorenzo: Titulli më i vështirë

02/11/2012 16:20

Jorge Lorenzo, kampioni i freskët i Moto GP, është shprehur për ‘AS’ se titulli i dytë në karrierë në klasin mbretëreshë ka qenë më i vështiri i fituar prej tij.

“Ka qenë një fitore shumë e luftuar dhe e kam shijuar shumë. Ka qenë më i vështirë se i pari sepse konkurrenca ishte shumë e fortë, ndërsa në vitin 2010 kam pasur një avantazh të madh në klasifikim”, theksoi spanjolli i Yamaha.

Më tej shtoi se nuk është i fiksuar tek numri i kampionateve që do të fitojë në të ardhmen, por vetëm kërkon të shijojë momentin: “Nuk e di çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Di vetëm që me Yamaha-n kam edhe dy vite kontratë.”

Tek skuderia japoneze, Lorenzo do të ketë sërish shok skuadre italianin Valentino Rossi: “Është një pilot me shumë eksperiencë që ka fituar shumë më shumë tituj se unë. Këto dy vitet e fundit nuk i ka ecur mirë, por jam i sigurtë që me Yamahan do të jetë sërish i shpejtë.”

Top Channel