“Miss Tragjedia”, objekt talljeje në internet

02/11/2012 00:00

Uragani “Sandy”, përvec atyre mbi shpinën e të cilëve kaloi, u vendos në qendër të mediave botërore dhe pamjet nga zonat e shkatërruara qarkulluan në televizionet botërore dhe në shumë faqe në internet.

Një modele braziliane zgjodhi pikërisht shkatërrimin që la pas ky uragan për të pozuar. 30-vjeçarja Nana Gouvea mori aparatin fotografik dhe me bashkëshortin e saj vendosi të pozonte në zonat e goditura nga Sandy.

30-vjeçarja tregoi linjat në rrugët e bllokuara nga pemët, tek makinat e shkatërruara, në zonat e përmbytura nga uji e deri tek ndërtesat e rrënuara nga stuhia.

Por zgjedhja e ambientit për të pozuar u bë objekt tallës për modelen braziliane që dikur ka pozuar edhe për Playboy. Në internet qarkulluan imazhe të fotomontuara që e vendosnin modelen në fotot që kanë bërë historinë vitet e fundit, si psh përballë tankut në sheshin Tiananmen në Kinë, bashkë me protestuesin e panjohur e hero, apo nëpër filma vizatimorë, e deri tek “shëtitja mbi oqean”, ku në sfond tregohet Titaniku duke u mbytur.

Në Hiroshimën e shkretuar nga bomba bërthamore që i dha fund Luftës së Dytë Botërore.

Modelja duke “pozuar”; para saj vetëdigjet një murg tibetian

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA