George Clooney, kushëri me Arbraham Lincoln

02/11/2012 00:00

George Clooney është një kushëri i largët i Abraham Lincoln, presidenti i
16-të i Shteteve të Bashkuara, i vrarë në Uashington në vitin 1865.

Zbulimi është bërë nga faqja e internetit Ancestry.com dhe nëse rezulton i vërtetë, atëherë i bie që angazhimi në politikë i familjes Clooney t’i ketë rrënjët e largëta.

Sipas faqes së internetit, e ëma e Lincoln, Nancy Hanks, ishte gjysmëmotra e stër-stër-stër-stërgjyshes së Clooney, gjë që e bën aktorin një kushëri të presidentit.

Por ajo që i ndan është pjesa politike. Lincoln, që hyri në histori pasi shkatërroi skllavërinë, ishte një republikan, ndërsa përsa i përket Clooney, pasioni i tij pro-demokrat është i mirënjohur.

Madje, këtë vit aktori ka qenë shumë aktiv duke lobuar për rizgjedhjen e presidentit të parë me ngjyrë, Barack Obama në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Ish-presidenti nuk është i vetmi kushëri i famshëm i yllit të Hollivudit, pasi George është nipi i Rosemary Clooney, aktore dhe këngëtare e viteve ’50 dhe ’60, që vdiq në vitin 2002.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA