
Familja Middleton do të transferohet në një shtëpi të posaçme për
statusin e anëtarëve të saj, si prindër të një mbretëreshe të ardhshme.
Carole dhe Michael Middleton kanë përfunduar blerjen e një rezidence luksoze të epokës gjeorgjiane prej 4.8 milionë stërlinash, ose 6 milionë euro.
Vila ka disa fusha tenisi, një pishinë, por e veçanta është një fantazmë që flitet se qarkullon nëpër muret e saj. Ajo ndodhet në Berkshajër, kontea ku Kate ka lindur dhe është rritur.
Familja Middleton ka derdhur 150 mijë stërlina më shumë se çmimi për të siguruar blerjen e rezidencës, që ka shtatë dhoma gjumi dhe mbi shtatë hektarë terren.
Sipas legjendës, në të jetojn fantazma e Frances Winchombe, që vdiq në moshën 39-vjeçare pasi vuajti për vite të tëra abuzimet e bashkëshortit të saj mizor.
Spektri i saj i mbuluar me të bardhë përshkon rezidencën në mesnatë në bordin e një karroce të tërhequr nga katër kuaj të zinj dhe të shoqëruar nga disa shërbyes pa kokë.
Top Channel