Selena Gomez, pranë ndarjes me Bieber?

01/11/2012 20:25

Në muajin tetor, Justin Bieber u shfaq në skenë gjatë një koncerti përdore me këngëtaren Carly Rae.

Tashmë, është e dashura e tij Selena Gomez e cila u fotografua përkrah një mashkulli tjetër, 20-vjeçarit Gregg Sulkin, një prej partnerëve të saj në filmin e fundit që aktorja është duke xhiruar.

Një situatë e tillë ka bërë që të qarkullojnë gjithmonë e më shumë zërat mbi mundësinë e një krize në çiftin më të famshëm të adoleshentëve.

Sipas një gazete rozë amerikane, Selena nuk është duke u afruar me Sulkin vetëm në skenë, teksa një burim pranë 20-vjeçares lajmëroi se midis saj dhe britanikut ka lindur edhe një romancë e mbajtur e fshehtë deri tani.

Top Channel