Sandy detyron Bon Jovin të kthehet në shtëpi

01/11/2012 04:45

Ylli i muzikës rock, Jon Bon Jovi ka lënë përgjysëm turin e tij europian dhe ka fluturuar drejt shtëpisë ne Nju Jork për të ngushëlluar të shoqen dhe fëmijët pas uraganit shkatërrues Sandy.

Ylli i muzikës ka udhëtuar me një avion privat drejt Bregut Lindor për t’u qëndruar pranë gruas së tij prej 23 vjetëve Dorothea dhe katër fëmijëve të tyre të cilët jetojnë në Soho të Manhatanit.        

Ai tha për MailOnline: “Më duhej të kthehesha në shtëpi pasi fola me gruan dhe fëmijët, të cilët janë bllokuar në Nju Jork. Fatmirësisht ata janë të gjithë në rregull”.

Këngëtari u tha miqve të tij se duhej të kthehej në shtëpi për të zgjedhur një gjenerator për banesën.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA