39-vjeçari tenton të vrasë një person, i sulmon makinën me hanxhar dhe më pas e godet fizikisht Në Sarandë palmat po kërcënohen seriozisht nga një insekt që njihet si “bubureci i kuq”. Insekti me gjatësi deri në 5 cm është në gjendje të shumfishohet me progresion gjeometrik dhe brenda një viti riprodhon 27 milionë insekte.
Vetë insekti si dhe larvat që zhvillon brenda një cikli 4 mujor ushqehen me indet e njoma të palmës duke eleminuar si fillim kurorën e saj. 7 palma që kanë marrë formë ombrellore në Sarandë ishin sinjali i parë i sulmit të buburecit të kuq.
Specialistët e gjëlbërimit e konstatuan këtë në parkun e qytetit ndërsa shtabi i emergjencës i ngritur nga bashkia vendosi celjen e një fondi të posaçëm për të përballuar situatën.
Dëmtimi po shtrihet edhe në rrjeshtin e parë të palmave të mbjella që prej vitit 1927 ndërsa kërcënimi duket se është edhe më i madh po të mendohet se 70% e palmave të paktën në Sarandë, Vlorë dhe Durrës i përket këtij lloji.
Top Channel