Messi: Nuk jam diktator

01/11/2012 10:30

Lionel Messi ka dhënë intervista për gazetat katalanase “Mundo Deportivo” dhe “Sport” ku flet për shumë tema të aktualitetit të klubit “azulgrana”.

Argjentinasi mbrohet nga ata që e akuzojnë për një karakter të vështirë dhe që e quajnë një “diktator të vogël” në dhomat e zhveshjes.

“Dikator i vogël? Nuk më intereson se çfarë thonë të tjerët sepse shokët e ekipit e dinë që unë nuk jam diktator”, thekson Messi për “Sport”.

Për “Mundo Deportivo”, fituesi tre herë i Topit të Artë deklaron se lindja e djalit të tij do të jetë gjëja më e bukur që do i ndodhë në jetë, ndërsa për Barcelonën thekson: “Është qyteti dhe klubi ku jam rritur dhe kurrë nuk do të largohesha.”

Top Channel