Eto’o grumbullohet kundër Shqipërisë

01/11/2012 18:10

Trajneri i Kamerunit shpalli ditën e enjten listën e futbollistëve të grumbulluar për miqësoren e 14 nëntorit, përballë përfaqësueses sonë, ku bie në sy rikthimi pas një kohe të gjatë i futbollistit më të njohur kamerunas, Samuel Eto’o.

Golashënuesi i Anzhit në Rusi dhe ish-sulmuesi i Interit, Barcelonës, Realit dhe Paris SG ishte tërhequr përkohësisht nga kombëtarja për shkak të mosmarrëveshjeve me drejtuesit e Federatës për pagat dhe shpërblimet e prapambetura.

Megjithatë, duket se këto probleme janë tejkaluar dhe Eto’o figuron midis të grumbulluarve për të sfiduar përfaqësuesen tonë, në miqësoren që do të zhvillohet në Gjenevë të Zvicër.

Ndërkohë, i kritikuar për përfshirjen e shumë futbollistëve të vjetër në moshë në ndeshjet e fundit të vlefshme për Kupën e Kombeve të Afrikës, trajneri Jean-Paul Akono vendosi që të lërë jashtë skuadre disa prej futbollistëve më të njohur të përfaqësueses, portierin veteran Idriss Kameni, mbrojtësin Stephane Mbia dhe sulmuesin Idrissou Mohammadu.

Ekipi i Kamerunit përballë Shqipërisë

Portierë: Mayebi (Wrexham, Angli), Assembe (Nancy, Francë)
Mbrojtës: Angbwa (Rostov, Rusi), Bedimo (Montpellier, Francë), Bong (Valenciennes, Francë), Kana-Biyik (Rennes, Francë), Nkoulou (Marseille, Francë), Nounkeu (Galatasaray, Turqi), Nyom (Granada, Spanjë)
Mesfushorë: Emana (Al-Hilal, Arabia Saudite), Makoun (Rennes, Francë), Matip (Schalke 04, Gjermani), Mevoungou (Admira, Austri),  Ngomo (Constantine, Algjeri), Song (Barcelona, Spanjë), Songo’o (Portland, SHBA)
Sulmues: Aboubakar (Valenciennes, Francë), Adongcho (pa ekip), Babanda (Union Douala, Kamerun), Boya (Randers, Danimarkë), Eto’o (Anzhi, Rusi), Olinga (Malaga, Spanjë), Webo (Buyuksehir, Turqi), Yontcha (Olhanense, Portugali)

Top Channel