“Sandy”, Presidenti Nishani mesazh Obamas

31/10/2012 00:00

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ka dërguar një mesazh ngushëllimi dhe solidariteti për viktimat e shkaktuara nga stuhia Sandy që goditi brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara së fundmi.

“Me hidhërim të thellë ndoqa përmbytjet dhe shkatërrimet që solli stuhia shumë e fuqishme që goditi bregun lindor të SH.B.A., sidomos qytetin e New York-ut, duke shkaktuar dhe humbjen e jetëve të mbi 33 qytetarëve amerikanë. Kjo ngjarje shumë e rëndë natyrore që ka lënë pasoja të pallogaritshme në disa qytete të vendit tuaj na ka tronditur të gjithëve pa masë”, nis mesazhi.

Presidenti ka shprehur ngushëllimet në emër të popullit shqiptar dhe ka uruar që kjo katastrofë të tejkalohet sa më shpejt nga amerikanët.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta