Perry dhe Brand i “ribashkon” basketbolli

31/10/2012 00:00

Ish-çiftin e bashkëshortëve, Katy Perry dhe Russell Brand i ribashkoi një ndeshje basketbollit në Staples Center në Los Anxheles.

Këngëtarja u pa mes fansave në shkallët e impiantit sportiv në shoqërinë e babait të saj, ndërsa Brand kishte zgjedhur vijën e parë për të ndjekur nga afër ndeshjen e basketbollit mes Lakers dhe Dallas Mavericks që hapi kampionatin e NBA-së.

Çifti njoftoi ndarjen në fund të vitit të kaluar duke i dhënë fund martesës 14-mujorëshe e duket se tashmë gjithcka i përket së shkuarës teksa të dy u shfaqën të buzëqeshur e të lumtur në shkallët e sallës sportive.

Çeljen e spektaklit të NBA-së nuk mund ta humbte as David Beckham. Ish-futbollisti i kombëtares angleze u pa në shoqërinë e bashkëlojtarit të Galaxy, Robbie Keane.

Fatkeqësisht yjet e ndodhura në shkallët e Staples Center, mbeten të zhgenjyer, miqtë e Dallas Mavericks fituan takimin 99 me 91.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA