Ndeshja U-21, incident diplomatik Angli-Serbi

31/10/2012 18:10

Ndeshja midis kombëtareve U-21 të Anglisë dhe Serbisë në Krushevaç, pas dhunës dhe thirrjeve raciste që prodhoi, tashmë mund të shndërrohet edhe në një incident diplomatik që rrezikon marrëdhëniet midis dy shteteve.

Autoritetet serbe lëshuan ditën e mërkurë një mandat arresti ndaj tre personave të delegacionit anglez dy futbollistëve dhe një trajneri, një vendim që pritet të kontenstohet ashpër nga Londra zyrtare.

Në lidhje me incidentin e ndodhur gjatë asaj ndeshje, për mediat britanike, i gjithë faji ishte i tifozerisë vendase, që shënjestroi me kore raciste dhe vërshëllima futbollistët me ngjyrë të “tre luanëve”.

Si rrjedhojë, Danny Rose, në përfundim të ndeshjes, shqelmoi një top ndaj tifozerisë, si kundërpërgigje dhe për këtë arsye u përjashtua nga ndeshja.

Në lidhje me këtë incident, policia serbe ngriti akuzën e “sjelljes së papërshtatshme dhe vulgare” ndaj tifozëve, duke ngritur akuzat në fjalë.

Në bazë të legjislacionit, duke qenë se bëhet fjalë për shtetas të huaj, gjykatat serbe duhet të kërkojnë ekstradimin e tyre, për t’u përballur me drejtësinë, çka pritet të marrë një reagim shtetëror nga ana e Britanisë, duke dalë përtej sferave sportive apo autoritetit të Federarës Angleze të Futbollit.

Top Channel