Halle Barry dhe filmi “kot” që e njohu me të fejuarin

31/10/2012 19:30

Halle Barry është shprehur se filmi në të cilin është njohur me të fejuarin e saj aktual ka qenë “shumë kot”.

Aktorja 46-vjeçare është njohur me Olivier Martinez në sheshxhirimin e filmit ‘Dark Tide’, një thriller 25 milionë dollarësh që ka dalë në fillim të këtij viti dhe që ka grumbulluar vetëm gjysmë milioni dollarë fitime në box office.

Halle Barry është e lidhur me Martinez që në vitin 2010, kur përfunduan xhirimet e filmit.

Protagonistja e ‘Catwoman’ ka një vajzë 4-vjeçare nga marrëdhënia e mëparshme me Gabriel Aubry. Më parë aktorja ka qenë e martuar me lojtarin e bejzbollit David Justice dhe këngëtarin Eric Benet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA