E ëma e Rio dhe Anton Ferdinand shtrohet në spital

31/10/2012 03:01

E ëma e Rio dhe Anton Ferdinand është shtruar në spital. Janice Lavender u vu nën një presion të konsiderueshëm në fillim të këtij viti, teksa pa djemtë e saj të ngatërroheshin publikisht në një grindje me ish-kapitenin e Anglisë, John Terry.

Lajmi për përkeqësimin e shëndetit të saj u dha të martën, kur motra e futbollistëve, Sian St Fort, e publikoi atë në Twitter.

Natyra e sëmundjes së Janice, 53 vjeç, nuk është bërë e ditur, teksa nuk dihet ekzaktësisht nëse ajo ka lidhje direkte me stresin e akumuluar gjatë çështjes gjyqësore dhe proçesit të dëgjimit nga FA (Federata Angleze e Futbollit) në lidhje me abuzimin racist të lojtarit të Chelsea-t, Terry, kundrejt atij të QPR-së, Anton Ferdinand.

Nëna, si palë mbrojtëse, ka marrë pjesë në gjyqin e zhvilluar në Westminster Magistrates, në korrik, atëherë kur Terry u akuzua se kishte ofenduar mbrojtësin Ferdinand të QPR-së, 23 vjeç. Aty pretendohej se Terry e kishte thirrur atë “zezak m…”, gjatë ndeshjes së zhvilluar më 23 tetor të vitit të kaluar.

Top Channel