Në ditën e katërt të mungesës së energjisë elektrike banorët e zonës prane burgut 313, kanë tentuar sërish të bllokojnë rrugën e unazës së Tiranës.
Duke protestuar ata janë shprehur se autoritet shtetërore duhet të japin një përgjigje për situatën e tyre të rënduar.
“Shqipëria në vitin 2012 nuk ka një shtet që t’u kthejë një përgjigje këtyre banorëve të cilët është dita e katërt pa drita. Ndjehen të fyer, të tallur, të poshtëruar dhe të nëpëkëmbur. Ndërkohë që janë pagues të rregullt të energjisë elektrike”, deklaroi deputeti socialist Eduard Shalsi.
“Kam 5 ditë pa drita dhe pa ujë, se po nuk pati drita nuk vjen as uji. Këtu nuk ka as drejtësi, as shtet asnjë gjë”, tha një banor.
“Kemi një javë pa drita, me fëmijë të vogël, pa larë. Jemi bërë sikur jemi në pyll. Punoj 18 orë i paguaj taksa shtetit”, tha një tjetër.
Banorët kanë deklaruar se sërish do të bllokojnë rrugën, nëse nuk do të kthehet furnizimi me energji elektrike.
Top Channel