Robert Pattinson, kontratë 12 mln $ me Dior

30/10/2012 15:30

Pas famës që mori me sagën ‘Twilight’, Robert Pattinson duket se kërkon të shtojë edhe më tej të ardhurat e tij duke bërë edhe modelin.

Aktori britanik mendohet se ka nënshkruar një kontratë 12 milionë dollarëshe me Dior për tu bërë imazhi i markës franceze të parfumeve. Pritet që Pattinson të shfaqet pas disa muajsh në reklamën e parë.

Sipas ‘E! News’, kontrata është 3-vjeçare, por nuk ka ende një konfirmim zyrtar.

Nëse ky konfirmim do të vijë, Robert Pattinson do të ndjekë hapat e aktorëve të tjerë të famshëm që kanë qenë imazhe të Dior si Jude Law, Charlize Theron dhe Natalie Portman.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA