Rita Ora, e lidhur me vëllain e Kim Kardashian

30/10/2012 15:15

Një tjetër pjesëtar i familjes Kardashian ka filluar të bëhet i famshëm dhe sigurisht që jo për ndonjë aftësi të jashtëzakonshme. Vëllai i Kim Kardashian, Rob Kardashian, ka bërë publike lidhjen e tij me Rita Orën, këngëtaren shqiptare nga Kosova shumë të famshme në industrinë e muzikës.

Rob ka postuar një foto të tijën së bashku me Rita Orën në Twitter, e cila vjen pas disa muajsh ku çifti e mohonte lidhjen e dashurisë.

Rita Ora ishte shprehur: “Rob është një mik shumë i mirë, por lidhja e vetme që kam në këto momente është me autobusin e turit.”

Duke u lidhur me një yll të muzikës pop, 25-vjeçari Rob Kardashian po ndjek gjurmët e motrës së tij të madhe, e cila gjithashtu është e lidhur me një këngëtar, reperin Kanye West.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA