NBA, nis sezoni i rregullt

30/10/2012 16:50

Ditën e sotme nis sezoni i rregullt i kampionatit më spektakolar të basketbollit në botë, NBA. Disa skuadra janë në luftë për titull, por Los Angeles Lakers dhe Miami Heat janë favoritet kryesore.

Kampionët në fuqi të Miami Heat kanë ruajtur shtyllën kurrizore të ekipit me LeBron James, Dwayne Wade dhe Chris Bosh, duke i shtuar edhe një emër të madh si Ray Allen.

Ndërsa Los Angeles Lakers janë përforcuar me Dwight Howard dhe Steve Nash, të cilët i bashkohen yjeve Kobe Bryant dhe Pau Gasol.

Favoritja e tretë është Oklahoma City Thunder. Edhe pse kanë humbur James Harden, Kevin Durant dhe organizatori Russell Westbrook formojnë një dyshe të frikshme.

Ndeshjet e para të sezonit të rregullt të NBA do të jenë: Washington Wizards-Cleveland Cavaliers, Boston Celtics-Miami Heat dhe Dallas Mavericks-Los Angeles Lakers.

 

Top Channel