Studiot më të mëdha kinematografike po mendojnë për të bërë film skandalin që përfshiu çiklistin Lance Armstrong, të cilit iu hoqën titujt e fituar gjatë karrierës për shkak se kishte përdorur substanca të ndaluara në sport.
Libri “The Secret Race” (Gara sekrete) e ish-çiklistit Tyler Hamilton, nga ku shpërtheu skandali i dopingut, do të kthehet në film nga shefat e mëdhenj të Hollivudit sipas ‘The Sun’.
Deri tani, Matt Damon është favoriti kryesor për të interpretuar çiklistin amerikan. Por, me historinë e këtij filmi ka një problem të madh: mungon një fund i lumtur.
Një burim u shpreh: “Shumica e filmave me sport përfundojnë me fitore frymëzuese. Lance Armstrong ishte një hero deri para pak kohe, por fundi i këtij filmi do të jetë shumë i trishtë.”
Top Channel