Chelsea akuza për racizëm gjyqtarit

30/10/2012 01:30

Pas humbjes 3-2 me Manchester United në Premier League, klubi i Chelsea-t ka akuzuar publikisht gjyqtarin e ndeshjes Mark Clattenburg për sharje dhe fyerje raciste gjatë ndeshjes ndaj lojtarëve të skuadrës londineze.

Bëhet fjalë për mesfushorët Obi Mikel, Huan Mata dhe sulmuesin Fernando Torres.

Ndërkohë drejtuesit e Premier Leagues kanë deklaruar se do të hetojnë imtësisht këtë ngjarje, madje do të kërkojnë nga kanali që ka transmetuar ndeshjen pamje për të hedhur dritë mbi akuzat e lojtarëve të Chelsea-t.

Top Channel