“Argo” i Affleck në majë të box office

30/10/2012 00:00

Filmi “Argo” i Ben Affleck ka zënë kreun e klasifikimit të filmave më të
ndjekur në kinematë e Shteteve të Bashkuara, tre javë pas premierës.

Filmi bazohet në ngjarjen e vërtetë të një agjenti të CIA-s që planifikon të shpëtojë gjashtë amerikanë që fshihen në Iran pas zaptimit të ambasadës amerikane në vitin 1979.

Filmi, paksa i kritikuar, arkëtoi mbi 12 milionë dollarë këtë fundjavë, bazuar në shifrat e publikuara nga studioja kinematografike “Warner Bros”.

Një zëdhënës deklaroi se studioja ishte e befasuar nga kjo ngjitje në majë të filmit të Affleck, i cili është njëkohësisht regjisor dhe aktor.

“Një arritje si kjo është mëse e merituar, pasi nuk ndodh shpesh që një film të ngjitet kështu”, deklaroi Dan Fellman.

Një natë para funjavës, “Argo” ndodhej në vendin e dytë. Javën e kaluar filmi fitoi edhe çmimin “Hollywood Ensemble Acting”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA