Banoret e komunes Zejmen në Lezhë protestuan duke bllokuar rrugën
nacionale për pak minuta. Prej tre javesh ata jane pa energji elektrike
megjithese i paguajne rregullisht faturat.

Ky fakt pranohet edhe nga kompania CEZ, e cila ka shpjeguar se shkaku i nderprerjes se energjise eshte demtimi i transformatorit pasi banoret e fshatit Manati qe nuk paguajne energjine kane lidhur rrjetin e tyre ne linjen e komunes Zejmen. Per pasoje rrjeti eshte shkaterruar. Protestuesit e quajne diskriminim lenien ne erresire.

Protestuesit e kane rihapur vete rrugen ndersa njoftojne se do te dalin serish ne proteste deri sa te rikthehet energjia.

Top Channel