NBA, Harden kalon tek Houston Rockets

29/10/2012 12:00

Kur duhen edhe pak orë nga nisja e sezonit të ri të NBA, Oklahoma City Thunder, skuadra nënkampione në basketbollin amerikan, ka habitur të gjithë duke shitur James Harden tek Houston Rockets.

Oklahoma ka shkëmbyer një nga lojtarët e saj kryesorë me Kevin Martin, Jeremy Lamb, dy zgjedhjet e para në draft dhe një zgedhje të dytë.

Lojtari, i cili ishte pjesë e përfaqësueses amerikane të basketbollit në Olimpiadën e Londrës, përfundonte kontratën në sezonin e ardhshëm dhe kishte refuzuar 55.5 milionë dollarë që i ishin ofruar nga Thunder. Houston nga ana tjetër i ofron 60 milionë dollarë.

Harden, i cili sezonin e shkuar shënoi mesatarisht 16.8 pikë për ndeshje, në moshën 23-vjeçare merr përsipër përgjegjësinë të jetë lojtari kryesor i Houston Rockets që këtë vit pretendojnë të hyjnë në play-off edhe me blerjet e Jeremy Lin dhe Omar Asik.

Top Channel