El Sharaui rikthen Milanin tek fitorja

28/10/2012 00:00

El Sharaui rikthen Milanin te fitorja ndërkohë që shpëton trajnerin Masimo Algeri i cili gjatë këtyre ditëve ka qenë në qendër të kritikave pas rezultateve jo të mira të Milanit në Seria dhe Ligën e kampioneve.

Në ditën e 20-vjetorit të lindjes së tij, sulmuesi i Milanit shënoi golin e vetëm dhe të fitores në sfidën me Xhenoan, duke i ngjitur kuqezinjtë në kuotën e 10 pikëve.

Edhe pse mori 3 pikë me një gol të dyshimtë, loja e Milanit la shumë për të dëshiruar, duke treguar se skuadra e Algerit është shumë larg asaj që pak kohë më parë vendoste diktatin në Serie A. 

Ndërkohë në takimin tjetër të së shtunës, Siena dhe Palermo ndanë nga një pikë pas barazimit pa gola. Ndeshjet e tjera luhen ditën e dielë.

Top Channel