Fituesit kanë marrë këto çmime nga Princi Felipe, trashëgimtar i fronit të Spanjës.
Autori amerikan, Philip Roth, fitoi çmimin e letërsisë për vitin 2012, si mirënjohje ndaj kontributit të tij në letërsinë amerikane, por nuk mundi të ishte i pranishëm, sepse është në shërim e sipër nga një ndërhyrje kirurgjikale. Ambasadori i SHBA-ve, Alan Solomont, lexoi fjalët e falënderimit në emër të Roth-it.
Fitues i këtij çmimi ishte edhe japonezi Shigeru Miyamoto, krijues i lojës elektronike “Mario Bros”, i cili mori trofeun për komunikimin dhe njerëzimin. Biologu britanik, Gregory Ëinter, dhe patologu amerikan, Richard Lerner, u dalluan në shkencë dhe kërkime teknologjike.
Futbollistët e kombëtares spanjolle, Iker Casillas dhe Xavi Hernandez, morën çmimin e sporteve, ndërsa arkitekti spanjoll, Rafael Moneo, u nderua në kategorinë e arteve.
Çmimet, e krijuara në 1981, vlejnë secila 50 mijë euro.
Top Channel