Napoli-Sampdoria 0-1, sezoni ’09-’10, e trukuar

27/10/2012 00:30

Akuzat i referohen humbjes 1-0 të Napolit me Sampdorian, në ndeshjen e javës së fundit të sezonit 2009-10 për Serinë A.

Klubi, bashkë me ish-portierin Matteo Gianello dhe ish-trajnerin Silvio Giusti, do të përballen tashmë me komitetin disiplinor të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC). Mbrojtësit e Napolit, Paolo Cannavaro dhe Gianluca Grava, janë akuzuar gjithashtu për mos raportimin e trukimit të pretenduar.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të FIGC-së lexohej: “FIGC mund të konfirmojë se, pas hetimeve të Prokurorit Publik të Napolit, Prokurori Federal do të nisë proçedurat disiplinore në lidhje me ndeshjen Sampdoria-Napoli të 16 majit 2010. Matteo Gianello, një ish-futbollist i Napolit, dhe Silvio Giusti, ish-trajner i këtij klubi, akuzohen se janë përpjekur të trukojnë rezultatin e takimit në favor të fitores së Sampdorias, në këmbim të parave. Ata akuzohen gjithashtu se janë munduar të kontaktojnë edhe me kolegët, Paolo Cannavaro dhe Gianluca Grava, të cilët e kanë refuzuar propozimin”.

Një hetim i gjerë kriminal dhe sportiv për bastvënie ilegale dhe trukim ndeshjesh në Itali çoi gjithashtu në arrestimin dhe përjashtimin e shumë personave. Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, u pezullua me 10 muaj për mos raportimin e ndeshjeve të trukuara, kur ai ishte në krye të ekipit të Sienës, në Serinë B, gjatë sezonit 2010-11.

Top Channel