Liz Taylor, edhe e vdekur mbretëresha e fitimeve
27/10/2012 02:31
Elizabeth Taylor është mbretëresha e re për të ardhurat për sa i përket divave që nuk janë më në jetë.
Edhe pas vdekjes falë të drejtave të autorit, disqeve, filmave dhe objekteve të shitura, ajo vazhdon të prodhojë një mal me para që tashmë i gëzojnë trashëgimtarët e saj.
Ylli Hollivudian, me sytë ngjyrë vjollcë, e cila vdiq në mars të vitit 2011, ka hyrë më së miri në klasfikimin e vecantë të revistës ekonomike “Forbes” me 210 milion dollarë.
Shifër kjo që zhvendos nga froni mitin e popit Michael Jackson dhe mbretin e përjetshëm të rockut Elvis Preslin.
Top Channel