25 vjet karrierë të Kylie Mingogue

27/10/2012 00:00

Kylie Minogue zgjodhi 25-vjetorin e debutimit të saj në muzikë për të publikuar albumin e saj të ri, me një “cover” foto joshëse që tregon se për këngëtaren 44-vjeçare vitet nuk ecin.

Australiania shfaqet më një fustan të gjatë me nuanca ari në foton e albumit “The Abbey Road Sessions”, i cili doli në shitje ditën e hënë. Ky album është një ripërpunim i këngëve më të mira të Kylie Minogue në karrierën e saj 25-vjeçare në muzikë.

Veç muzikës, një vend të veçantë tek Minogue zë edhe moda e për këtë këngëtarja njoftoi hedhjen në treg të librit të saj “Kylie Fashion”, libër që është në proces botimi e që pritet të dalë në treg më 19 nëntor.

“Ky libër është një përmbledhje e raporteve të mia me disa prej njerëzve më të talentuar të botës së modës përgjatë gjithë karrierës sime. Është një kënaqësi  dhe krenari të bësh bashkë në një libër të gjithë stilistët dhe shtëpitë e modës më me emër që unë kam punuar ndër vite”, shkruan 44-vjeçarja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA