UCI: 7 titujt e Armstrong, pa zot

26/10/2012 17:30

UCI (Unioni i Ciklizmit Ndërkombëtar) vendosi që të lërë bosh shtatë Turet e Francës që iu hoqën amerikanit Lance Armstrong dhe të mos ia jepte në tavolinë këto tituj çiklistëve që përfunduan në vendin e dytë.

Titujt nga viti 1999 deri në vitin 2005, që Armstrongut iu hoqën për shkak dopingu, do të mbeten pa “pronarë” tashmë në palmaresin e Turit të Francës.

Ky vendim u bë i ditur nëpërmjet një komunikate për mediat të shpërndarë nga UCI.

Të hënën e kaluar UCI miratoi raportin e Agjensisë Antidoping të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USADA) , që akuzonte Lance Armstrong se kishte konsumuar dhe shpërndarë substanca të ndaluara tek shokët e ekipit.

Uci zyrtarizoi heqjen e shtatë titujve të fituara në Xhiron e Francës dhe e pezulloi përjetësisht çiklistin amerikan.

Top Channel