Meshkujt, më të mirë për të bërë shumë gjëra njëkohësisht

26/10/2012 11:50

Meshkujt janë më të mirë se femrat për të bërë shumë gjëra në të njëjtën kohë.

Të paktën këtë tregoi një studim i udhëhequr nga Universiteti i Stokholmit, në Suedi, që mori në shqyrtim 160 meshkuj dhe femra të moshës 20-43 vjeç.

Në studim, personave iu caktuan disa detyra të thjeshta, por që duhet të kryeheshin njëkohësisht, si regjistimi i kohës që tregonin disa ora në një moment të caktuar, ndërsa përpara i shfaqeshin emra të ndryshëm tipikë suedezë, me qëllimin që të sinjalizohej kur një emër përsëritej.

Në këto kombinime, meshkujt arritën rezultate më të larta në rendimentin e tyre të punës, por studimi arriti të tregonte se performanca e femrave ndikohet dukshëm nga cikli i tyre menstrual.

Gjatë periudhës së menstruacioneve, përqendrimi dhe aftësia për të përmbushur detyra të shumta maksimizohet, duke qenë paradoksalisht edhe periudha më e frytshme për gjininë femërore.

Megjithatë, aftësitë për përmbushur detyrat e shumëfishta, pësonin një reduktim drastik gjatë momentit të ovulimit, me femrat në këtë periudhë të ciklit që shfaqin një përqendrim shumë më të ulët se sa gjatë menstruacioneve.

Siç shpjegoi një prej udhëheqësve të studimit, niveli i lartë i estrogjenit në gjak gjatë ovulimit, është ai që ndikon drejtëpërsëdrejti negativisht tek përqendrimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA