Që prej themelimit të shteteve moderne, Londra ka qenë një prej metropoleve më të mëdhenj në botë.

Si rrjedhojë, në qytet spikat diversiteti kulturor dhe gjuhësor, i cili për herë të parë u hodh në një hartë prej rrjetit shoqëror “Twitter”.

Një studim i rrjetit hetoi të gjithë statuset e ardhura nga kryeqyteti i Britanisë dhe i klasifikoi në zona, sipas të gjithë gjuhëve të folura, në 3,3 milionë statuse të ardhura nga Londra, gjatë muajve të verës.

Pa dyshim, anglishtja mbizotëronte me 92,5%, por totali gjuhëve të folura ishte 66, midis të cilave edhe shqipja si dhe gjuhë të rralla si një dialekt haitian, gjuha baske apo suahili.

Duke krijuar një renditje, gjuha spanjolle është më e folura pas anglishtes, ndjekur nga frëngjishtja dhe turqishtja.

Renditja e dhjetë gjuhëve më të folura në Londër vijon me arabishten në vendin e katërt, ndjekur nga portugalishtja, gjermanishtja, italishtja, gjuha malai dhe rusishtja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA