Courtney Love, film për Kurt Cobain

26/10/2012 21:20

Courtney Love po planifikon një film mbi jetën e Kurt Cobain. Vejusha e ish-vokalistit të grupit Nirvana ka ndërmend të realizojë një muzikal ose një film për ish-bashkëshortin e saj, i cili vrau veten në vitin 1994.

Sam Lutfi, menaxheri i saj, tha: “Po punojmë për një projekt të bazuar në katalogun e Nirvanave dhe në jetën e Kurt Cobain.”

Edhe një burim pranë Courtney Love konfirmoi këtë plan për gazetën ‘New York Daily News’.

“Deri tani nuk është materializuar asgjë edhe pse gjithmonë Courtney ka pasur dëshirë të bëjë një film për Cobain”, shprehet burimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA