Aguilera, reklamë me foto të vjetër

26/10/2012 15:55

Për reklamën e parfumit të saj “Royal Desire” Christina Aguilera ka përdorur një fotografi të dy viteve më parë ku shkopi magjik i Photoshop-it e ka bërë shumë më elegante.

Fansat e saj nuk e kanë parë me sy të mirë këtë foto, sidomos pasi vetë ajo ka thënë që ndihet shumë më mirë e shëndetshme dhe se nuk do të mbajë më dieta drastike për të kënaqur të tjerët.

Në foto duket qartë përpunimi i fotos në pjesën e krahut dhe tek shpatulla e majtë.

Christina Aguilera ka vite që e ka lënë veten pas dore duke u “rrumbullakosur” në mënyrë të ekzagjeruar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA