Një studente braziliane pranoi të shesë virgjërinë e saj për 780 mijë dollarë, para të cilat do të shkojnë për të financuar disa projekte bamirësie.
20-vjeçarja Catarina Migliorini kishte ofruar disa jave më parë eksperiencën e saj të parë seksuale në këmbim të parave në një faqe në internet.
I nisur me një vlerë prej 50 mijë dollarësh, ankandi u rrit shumë shpejt, pasi disa persona tejet të interesuar përmirësuan disa herë ofertat e tyre.
Në fund, fitues doli një japonez, i cili mposhti në këtë garë dy rivalë milionerë amerikanë dhe një indian.
Me paratë e grumbulluara, Migliorini ka vendosur që të ndërtojë një grup banesash për familjet e varfëra dhe të pastreha të zonës së saj në Brazil.
Megjithatë, kjo marrëveshje ka qenë fitimprurëse edhe për vajzën, që pranoi një ofertë për të realizuar një dokumentar mbi shitjen e virgjërisë.
Shuma që 20-vjeçarja do të përfitojë nga televizioni australian që vendosi të realizonte xhirimet nuk është bërë e njohur.
Top Channel