Reali, sa larg sezonit të shkuar

25/10/2012 18:30

Reali i Madridit është shumë larg atij ekipi pothuajse të pathyeshëm të një sezoni më parë, siç tregojnë edhe statistikat e regjistruara në këtë sezon.

Skuadra e Mourinhos ka regjistruar katër humbje në 13 ndeshjet e zhvilluara deri tani në këtë sezon, një më pak se të gjithë disfatat e të gjithë sezonit të shkuar.

Në këtë fillim jo në lartësinë e emrit që ka, Reali është mposhtur nga Getafe e Sevilla në kampionat, nga Barcelona në Superkupë dhe Borusia e Dormundit, në Champions League.

Një sezon më parë, Reali regjistroi serinë e mrekullueshme prej 31 ndeshjesh pa humbje, ndersa te vetmet skuadra që arriten të dilnin ishin Barcelona, që e mposhti tre herë, përkatësisht në Superkupë, kampionat dhe Kupën e Spanjës, Levante në një ndeshje kampionati dhe Bajerni, në gjysmëfinalet e Champions League.

Top Channel