Kinë, festivali i arteve marciale

25/10/2012 13:00

Në provincën Henan të Kinës është mbajtur ceremonia e hapjes së festivalit të nëntë të arteve marciale, Zhengzhou International Festival.

Mijëra të rinj, të vendosur në radhë dhe në rresht, kanë performuar lëvizje me një disiplinë mbresëlënëse, që do ta kishin zili edhe trupat ushtarake.

Ashtu si dhe vitet e tjera, “kadetët” nuk u kanë shpëtuar objektivave të fotoreporterëve, të cilët kishin ardhur nga e gjithë bota për të parë teknikat e mrekullueshme të dyluftimit.

Luftëtarët e tempullit legjendar Shaolin kanë bërë ushtrime të vështira, të cilat sportistët perëndimorë zor se do t’i bënin, kjo edhe për shkak të teknikave të ndryshme të dyluftimit me Azinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA