Streha e parë vorfnore u ngrit në Shqipëri më 28 nëntor të vitit 1917 nën ideimin e Rauf Ficos, asokohe nënprefekt i Tiranës, figurë e shquar historike e vendit tonë.

Në një letër kthyer drejtorit të përgjithshëm të kryqit të kuq shqiptar, Haxhi Shkoza, i cili i kërkonte Ficos të dhënat për inisiativen e ngritjes se Strehës,  zbardhet historia e krijimit te saj.

“Kur isha nënprefekt i Tiranës, nga fundi i muajit prill 1917,  në një ditë me shi e me furtunë në ora 18, nje gjindarme austriak me pruni ne zyre dy kalamaj te vegjel, nje djale pese vjecar e nje vajze me te vogel.  Gjindarmi keta te mjere i kishte gjetur  tue hanger bar ne nje zebel afer Farkes dhe i kish pru ne Tirane. Ne pyetjet qe iu bam, me zi muarm vesh se ishin moter e vella dhe na treguan se nena e ati i tyre kishin vdek ne mal duke ardh nga Malsia. Per ate nat te vegjlit u vendosen prej te ndjerit Zyber Hallulli ne nje vend, port e nesermen na erdhi lajmi se edhe goca kishte vdek ate nate”, shkruhej në letër.

Kjo ngjarje e vendosi Ficon përpara një misioni humanitar: të bënte diçka për jetimet. Filloi të mblidhte fonde më në krah, Mytezim Këlliçin ate kohe kadi në Tirane, Zyber Hallullin, kryetar bashkie e miq te tjerë për të organizuar ngritjen e nje strehe ku do përkujeseshin per jetimet shqiptare.

“Ne fillim te muajit nentor 1917, zum Teqen e te ndjerit Sheh Durit Horasanit, bashke me nje pjese te nje shtepije tjeter dhe me 23 nentor çdo gje ishte pregatit per celjen e strehes. Me 28 nentor 1917, diten e merkure pas dreke, tue qen gati gjithe kryetaret e nepunsave dhe parija e vendit ashtu dhe z. colonel Srenka u be inagurimi i Strehes”, shkruhet në letrën e Shkozës.

Një strehe ku menjëhere u sistemuan 60 jetimë, në një ditë historike, që koiçidonte me 5-vjetorin e shpalljes se Pavarësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA