SHBA, 5 të vdekur nga pija energjike
24/10/2012 00:28
Pesë persona kanë vdekur në tre vjet pasi kanë pirë një lloj të veçantë pije energjike të përhapur në SHBA. Kjo është ajo që bën të ditur një raport konfidencial nga Food and Drug Administration (FDA).
Gjithsesi ende nuk është vërtetuar efekti shkak-pasojë mes ngjarjeve. Raporti është publikuar si pjesë e një padie të ngritur në Maryland nga nëna e një 14-vjecare që vdiq në vitin 2011, pas kishte gëlltitur sasi të mëdha të pijes në fjalë.
Sipas padisë e ëma kishte akuzuar kompaninë për mos informimin mbi rrezikun që përmbante konsumi i pijes.
Top Channel