Nis prodhimi për makinën fluturuese, ja kur do të dalë në treg
Dy prindër në Uiskonsin të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë gjetur një mënyrë shumë origjinale për të dënuar vajzën e tyre pasi ajo nuk është treguar e bindur.
Cifti i ka marrë celularin adoleshentes dhe nëpërmjet tij ka postuar në profilin e saj të Facebook-ut foto të tyre shumë “turpëruese”. Mamaja dhe babai kanë pozuar me “sytë kryq” dhe me dy gishtat lart.
Edhe pse dënimi mund të duket i lehtë, shumë adoleshentë nuk e shohin kështu dhe në rrjetin shoqëror ‘Reddit’ kanë shkruar: “Një gjë e tillë është si një vetëvrasje shoqërore për një adoleshente. Më vjen shumë keq për të.”
Kjo nuk është hera e parë që prindërit e sotëm përdorin mediat sociale për të ndëshkuar fëmijët e tyre.
Një nënë modifikoi një foto duke vënë një kryq të kuq në buzët e vajzës së saj dhe këtë foto e shoqëroi me përshkrimin: “Nuk di të mbaj gojën mbyllur. Nuk më lejohet më të hyj në Facebook apo të përdor celularin.”

Top Channel