Lundrim në internet që në moshën 3-vjeçare
24/10/2012 11:00
Njëherë e një kohë fëmijët luanin me kukulla dhe makina, ndërsa sot preferojnë iPad-in dhe lundrimin në internet sapo mbushin 3 vjeç.
Gjysma e 3 dhe 4-vjeçarëve kanë varësi ndaj internetit, sipas një studimi në Britaninë e Madhe, të publikuar në ‘Daily Mail’.
Në këtë studim janë marrë në pyetje 200 familje me fëmijë 3-4 vjeç. 37% e tyre hynin në internet me anë të PC-së apo laptopit, ndërsa 3% e tyre hyjnë në internet nëpërmjet aparatëve celularë.
Gjithashtu është vënë re se shumë 13-vjeçarë, të cilët nuk duhet të regjistrohen në rrjetet sociale, jo vetëm që janë aktivë në këto rrjete, por kanë edhe shumë “friends”-a të panjohur.
Top Channel