Ibrahimovic, 40 mijë euro qera në muaj

24/10/2012 19:00

I lodhur nga jetesa në një hotel, ylli i Paris Saint Germain, Zlatan Ibrahimovic ka vendosur të zhvendoset në një shtëpi luksoze pranë kompleksit ku dikur jetonin Mbretërit Francezë, në Versajë (Versailles).

Megjithatë, më shumë bujë se zhvendosja në një shtëpi të vërtetë, bën vlera e qerasë që suedezi paguan për vilën e tij, plot 40 mijë euro në muaj.

Vila Montmorensi, e cila ndodhet pranë banesës së Nicolas Sarkozy dhe Carla Brunit ka katër dhoma, një kuzhinë moderne, disa tualete, si dhe një kopësht të bollshëm.

Sipas të përditshmes franceze “Le Figaro”, përpara se të vendoste, 31-vjeçari kishte parë dhe vlerësuar mbi 80 shtëpi të ndryshme.

Top Channel