Projekti i Da Vincit për të bashkuar Stambollin

23/10/2012 13:35

Autoritetet turke zgjodhën për të zbatuar një projekt të vitit 1502 të Leonardo Da Vincit për të bashkuar lagjen veneciane me pjesën tjetër otomane në Stamboll.

Kryeministri turk, Recep Taip Erdogan tha se vepra do të financohet nga sponsor privatë, turq dhe të huaj dhe se nuk do të ketë asnjë kosto për financat publike të Ankarasë.

Në përpikmëri të projektit të Leonardo Da Vincit, ura do të jetë 220 metër e gjatë, 10 metër do të jetë lartësia pranë brigjeve dhe 25 në pikën më të lartë. Shfrytëzimi i saj do të jetë vetëm për këmbësorë.

Ura lindi si domosdoshmëri e zhvillimit të Stambollit në një kryeqendër ekonomike të Turqisë moderne. Një kopje e projektit 500-vjeçar të rilindasit të madhe europian ndodhej në arkivat turke të trashëguara nga Perandoria Osmane.

Top Channel

Top News – Si shpenzohet teprica e DIVA-s. Tatimet sqarojnë tre mënyrat e përdorimit të parave
Top Channel/ Tentuan të merrnin peng një 17-vjecar dhe e goditën me thikë, në pranga 2 persona në…
Një i ri është vënë në pranga në Shkodër pasi iu kapën në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike. Njoftimi: Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari. Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.
Top News- Fshihte armë zjarri në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i sekuestrohet dhe kokainë
Top News – Përplasje me policinë. 15-vjeçari aksidenton qëllimisht efektivët në Vlorë
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit të efektivëve, i mituri ‘kthen përmbys’ makinën e policisë