Nis prodhimi për makinën fluturuese, ja kur do të dalë në treg Jeni të apasionuar pas pushimeve që bartin aventurën dhe ju shtojnë adrenalinën? Atëherë duhet të zgjidhni rafting. Duke shfrytëzuar mundësitë e shumta që ofron vendi ynë prej vitesh, federata e “Rafting Albania” ushtron këtë sport nëpër lumenjtë e Shqipërisë.
Është ende herët dhe Zamo Spathara me kolegët e tij nisen nga Berati drejt lumit të Vjosës. Për të shtuar aventurën e këtij udhëtimi drejt Përmetit ata zgjedhin rrugën e vjetër të ndërtuar gjatë luftës italo-greke.
“Kjo rrugë ka qenë e mbajtur shumë mirë, por tani është një rrugë e tipit “safari” dhe ne e përdorim për aventurën tonë”, shprehet Zamo.

Megjithëse është vetëm 70 kilometra, kjo rrugë realizohet për rreth katër orë dhe është e kalueshme vetëm për makinat 4×4.
Gjithçka është gati. Grupi prej 15 turistësh nga Kosova ka mbërritur dhe secili pasjiset me veshjen e përshtatshme e mjetet mbrojtëse. Të gjithë janë gati dhe aventura në lumin e Vjosës fillon tani.

Për shkak të mungesës së reshjeve të shiut, rrjedha e Vjosës nuk është në nivel shumë të lartë. Megjithatë barkat me nga 6 persona luftojnë se kush do të arrijë i pari në finish. Pjesët më të bukura, ku edhe emocionet shtohen, sigurisht që janë rrjedhat me ujë të rrëmbyer, të cilat nuk mungojnë në luginën e lumit që buron nga Janina.
Aventura në rafting përfundon pas katër orësh lundrim. Grupi I turistëve nga kosova ka mbetur shumë I kënaqur nga kjo ekperiencë. Arben Lila tregon se shqipëria është pjesa kryesore e guidës së tyre turistike dhe bukuritë e vendin tona janë mahnitëse.

Një pjesë e grupit kanë kryer 500 kilometra rrugë me biçikletë nga Peja në qytetin e Vlorës në nder të 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Pjesë e këtij turi ka qenë edhe 64-vjeçari Blerim Peja, i cili vjen për herë të parë në rafting. Rafting është një sport për të gjithë. Dentisti Luan Hoxha tregon eksperiencën e tij: “Ishte shumë emocionuese të përshkoje të gjithë itinerarin pasi sheh bukurinë e Shqipërisë.”
Ky ishte vetëm një nga udhtëimet emocionuese që organizon Federata e “Rafting Albania” në lumejntë e Shqipërisë.
Top Channel