Momenti kur të bie dyshemeja e ashensorit

23/10/2012 11:20

Njerëz që nxitojnë të marrin ashensorin ndoshta me mendjen se çfarë sfidash u ofron dita në punë, apo që bëjnë planifikime për orët e ditës pas pune.

Mbyllen dyert, fiken dritat dhe ashensori nis të zbresë poshtë, por papritur “dyshemeja çahet” dhe pjesëzat e saj prej metali me zhurmën karakteristike bien dhjetra metra poshtë.

Fatmirësisht nuk bëhet fjalë për një aksident të tmerrshëm, por një ilustrim teknologjik i një kompanie monitorësh që ka dashur të tregojë se sa pastër është figura tek produktet e saj.

Bëhet fjalë për fushatën publicitare të LG. Në pamje të parë, në spotin që po bën xhiron në internet, personat pjesëmarrës “tmerrohen nga aksidenti”.

Vetë kompania nuk ka sqaruar nëse personat në fjalë ishin në dijeni për “rrëzimin e dyshemesë” apo kanë qenë të rastësisshëm. Sido që të jetë, spoti u dha një arsye të mirë shumë punonjësve me zyra në kate të larta që të përdorin shkallët.

Top Channel

Top News – Si shpenzohet teprica e DIVA-s. Tatimet sqarojnë tre mënyrat e përdorimit të parave
Top Channel/ Tentuan të merrnin peng një 17-vjecar dhe e goditën me thikë, në pranga 2 persona në…
Një i ri është vënë në pranga në Shkodër pasi iu kapën në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike. Njoftimi: Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari. Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.
Top News- Fshihte armë zjarri në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i sekuestrohet dhe kokainë
Top News – Përplasje me policinë. 15-vjeçari aksidenton qëllimisht efektivët në Vlorë
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit të efektivëve, i mituri ‘kthen përmbys’ makinën e policisë