Meshkujt vuajnë më shumë vdekjen e gruas

23/10/2012 16:50

Meshkujt e vuajnë më shumë vdekjen e bashkëshortes së tyre se sa anasjelltas, tregoi një studimi i Institutit Rochester, në SHBA.

Sipas të dhënave, burrat e ve kanë 30% më shumë shanse që të vdesin pak pasi kanë mbetur të vetëm, krahasuar me mesataren e vdekshmërisë së moshës përkatëse në të cilën ndodhen.

Ndërkohë, femrat nuk shfaqin ndonjë luhatje nga mesatarja e përgjithshme, duke treguar se mbetja vejushë nuk luan një ndikim të madh në shanset për të pësuar një goditje apo sëmundje vdekjeprurëse.

Profesori Javier Espinosa, një prej udhëheqësve të studimit, deklaroi: “Kur gruaja vdes, burrat janë shpesh të papërgatitur. Ata humbasin kështu personin që kujdeset për ta fizikisht dhe emocionalisht, duke sjellë një përkeqësim të menjëhershëm të jetës dhe në shumë raste, duke shkurtuar ndjeshëm vetë jetën e bashkëshortit”.

Duke u përqendruar në rezultatet e studimit për femrat, profesori shtoi: “I njëjti mekanizëm është më i dobët tek gratë që sapo kanë humbur burrat e tyre”.

Studimi i institutit u bë duke u bazuar mbi mijëra të dhëna të jetës së çifteve të martuara midis viteve 1910-30.

Njëkohësisht, Espinosa tregoi se nga të dhënat e marrë në 69 mijë raste të humbjes së një fëmije, shanset për të vdekur në dy vitet që pasojnë vdekjen janë tre herë më të larta se mesatarja kombëtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA