Milan humbet durimin me Boateng

22/10/2012 11:00

Durimi është sosur. Pas pesë humbjeve në tetë ndeshjet e para të kampionatit, drejtuesit e Milanit kanë vendosur që skuadra të qëndrojë e grumbulluar deri ditën e shtunë, ndërsa Allegri ka vendosur që Kevin Prince Boateng do nisë nga stoli ndeshjen ndaj Malagës në Ligën e Kampioneve.

Mesfushori ganez është një nga lojtarët që është paraqitur më dobët gjatë këtij sezoni dhe ndaj Lazios luajti vetëm 45 minutat e para për tu zëvendësuar nga Emanuelson.

Numri 10 i kuqezinjve ka luajtur 7 ndeshje në Serinë A dhe 2 në Ligën e Kampioneve pa lënë asnjë gjurmë në lojën e skuadrës. Pa Zlatan Ibrahimovic që garantonte sponde dhe hapësira, Boateng nuk është më ai i sezonit të kaluar ku i habiti të gjithë me paraqitjet dhe golat e mrekullueshëm.

Në këtë mënyrë Allegri ka vendosur që në Spanjë ganezi të ulet në stol.

Ndeshja Malaga-Milan do të luhet të mërkurën, në orën 20:45. Malaga kryeson grupin C me 6 pikë, Milan ndjek me 4 pikë; në vend të tretë Anderlecht (1 pikë), ndërsa Zenit nuk ka asnjë pikë.

Top Channel