Dominimi i Juventusit

22/10/2012 10:35

E para në renditjen e Serisë A, e para edhe në numra. Skuadra e Juventusit po shndërrohet javë pas jave protagonistja absolute e kampionatit italian.

Pas fitores në supersfidën e së shtunës ndaj Napolit (2-0), “Zonja e Vjetër” përmirëson më tej statistikat e saj duke treguar se po dominon Serinë A në të gjitha aspektet.

Sportmediaset.it publikon një grafikë (ku përfshihet edhe sezoni i kaluar) me numrat e ekipit të drejtuar nga Antonio Conte.

47
ndeshje radhazi pa humbje

12
lojtarë të ndryshëm që kanë shënuar të paktën një gol

19 gola të shënuar në këtë sezon (sulmi më i mirë)

4 gola të pësuar në këtë sezon (mbrojtja më e mirë)

6
pikë më shumë se sezoni i shkuar

Top Channel